Një shqiptar rrëmbehet nga 4 persona në Angli, policia gjen automjetin e braktisur (VIDEO)

Apr 17, 2015 | 19:31
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Një shqiptar raportohet se është rrëmbyer në Angli, në Brighton, ndërsa ende nuk dihet për fatin e tij dhe autorët e ngjarjes. Mediat britanike kanë publikuar një video të policisë ku shihet se disa pesona rrëmbëjnë një të ri tek sa qëndronte anës rrugës, ndërsa informojnë se personi i rrëmbyer dyshohet të jetë një shqiptar që jeton në britani.

Foto e publikuar nga policia, marre nga (itv)

Video është publikuar një ditë më parë, ndërsa ngjarja thuhet se ka ndodhur të dielën. Policia  e qytetit njofton se gjatë investigimit, ka bërë të mundur gjetjen makinës që rrëmbeu të riunë në rrugë.

“Policia deri më tani nuk ka kanë qenë në gjendje të identifikojë personin që shfaqet në video dhe po kryen hetimet në të gjithë qytetin në përpjekje për ta gjetur atë. Informacioni i marrë deri tani sugjeron se ai është shqiptar”,-shkruajnë mediat angleze.

Pamjet e rrëmbimit tregojnë se katër persona kanë marrë me forcë viktimën në një automjet tip ‘Astra’, ndërkohë që policia thotë se ka shoqëruar tre persona si të dyshuar për përfshirjen në këtë ngjarje.

“Kemi nevojë urgjente për të gjetur viktimën për t’u siguruar se ai është në rregull dhe për të gjetur të gjithë ata që ishin të përfshirë në mënyrë që të mund të merren në pyetje. Nëse keni ndonjë ide që ndonjë prej këtyre njerëzve janë ose ku do të mund të jetë, ju lutem na kontaktoni”,-thuhet në njoftimin e policisë. 

Sipas policisë, personat që mund të kenë informacion janë të ftuar të njoftojnë edhe në mënyrë private dhe të paidentifikueshme. “Çdokush që beson se di identitetin e personit që shfaqet në video duhet të telefonojë në numrin 0800555111 ose të dërgojë email në adresën: [email protected]“,-thuhet në njoftimi e policisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura