“Një shpresë e re po lind”/ Mesazhi i Presidentit Meta për Sulltan Nevruz: Diell dhe Pranverë në zemrën e çdo shqiptari

Mar 22, 2021 | 8:56
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar besimtarët bektashinj me rastin e festës së Sulltan Nevruzit. Bashkë me urimin, Kreu i Shtetit ka dhënë mesazhin se një shpresë e re po lind dhe një epokë me mundësi të reja po çel.

meta

“Gëzuar Festën e Sulltan Nevruzit, ditëlindjen e Imam Aliut!

U bashkohem sot lutjeve për shëndetin tuaj dhe të çdo anëtari të familjes!

Një shpresë e re po lind dhe një epokë me mundësi të reja po çel bashkë me rigjallërimin e natyrës!

Diell dhe Pranverë në zemrën e çdo shqiptari”, shkruan Presidenti Meta në Facebook.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura