“Një shpirt i bukur brenda dhe jashtë, kaq modeste!” Elvana Gjata takim me Dua Lipën dhe familjen e saj (FOTO)

Aug 10, 2022 | 20:32
SHPËRNDAJE

PANORAMA PLUS/ Pas përfundimit të ‘Sunny Hill Festival’ Dua Lipa ndodhet në Kosovë ku po zhvillon takime dhe vizita të ndryshme. Mes të tjerash ajo ka takuar edhe Elvana Gjatën.

elvanagjata-dualipa

Kjo e fundit ka postuar një foto krah yllit me famë botërore në rrjete sociale, ku shprehet me fjalë të mëdha për të. Ajo e falenderon për festivalin ‘Sunny Hill’ ndërsa thekson se të gjithë janë krenarë për të.

“Kalova një kohë kaq të shkëlqyer me ju, Dua Lipa dhe familjen tuaj të mrekullueshme. Një artiste e vërtetë, një shpirt i bukur brenda dhe jashtë, ndërsa vazhdon të jesh kaq modeste! Të gjithë jemi krenarë për karrierën tënde dhe për gjithçka që ke bërë për festivalin, për Kosovën dhe shqiptarët në mbarë botën. Shumë dashuri.”, shkruan Elvana.

Ajo ka publikuar po ashtu një foto ku shihet me Dukagjin Lipën dhe Andi Gramon. Dua ka veshur një fustan të gjatë ngjyrë blu të errët teksa mban një kapele. Ndërsa Elvana ka veshur një set dy pjesësh me kuadrata.

Elvana ishte një ndër këngëtaret shqiptare që interpretoi në një nga netët e Sunny Hill që u mbajt në Kosovë. Festivali do të vijojë dhe në Tiranë dhe do të mbahet me datat 26, 27 dhe 28 gusht. Ditën e sotme u zbulua emri i parë i artistit që do performojë në vendin tonë dhe është pikërish Fedez.

Pak ditë më parë  Dua ka zhvilluar një takim zyrtar edhe me Kyeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe Presidenten, Vjosa Osmani. Kjo e fundit e ka emëruar 26-vjeçaren ‘Ambasadore Nderi të Republikës së Kosovës’. Përmes një postimi në Facebook, Osmani shkroi se Duan e ka falënderuar për gjithçka që ka bërë dhe po bën që “zëri ynë të dëgjohet kudo në botë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura