VIDEO/ Një shpërthim masiv regjistrohet në kryeqytetin e Libanit. Flitet për shumë të plagosur. Ngjarja ndodhi brenda një…

Aug 4, 2020 | 18:06
SHPËRNDAJE

Një shpërthim i fortë është regjistruar pasditen e sotme në kryeqytetin e Libanit, Bejrut.2215671-423608289

Shpërthimi masiv të martën tronditi disa pjesë të kryeqytetit, duke dërguar shtëllunga të mëdha tymi në qiell.

Raportet fillestare sugjerojnë se shpërthimi ndodhi në zonën e portit të Bejrutit që përmbante depo.

“Forca e shpërthimit ishte masive,” tha Zeina Khodr e Al Jazeera, duke raportuar nga Beirut. “Ka panik në rrugë, panik kudo”.

Burimi i shpërthimit ishte një zjarr i madh në një depo për fishekzjarret afër portit në Bejrut, njoftoi Agjencia Kombëtare e Lajmeve e drejtuar nga shteti.

Mediat lokale raportuan se shumë njerëz ishin plagosur në incident.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura