Një serb ‘i dashuruar’ me Hasin: Ka qenë si baba për mua

Jan 15, 2016 | 14:17
SHPËRNDAJE

Ka punuar dy sezone me trajnerin shqiptar dhe tashmë ka konsideratën më të lartë. Mbase mund të jetë e çuditshme, por bëhet fjalë për një futbollist serb që i shpreh mirënjohjen një shqiptari. Nëse në pamje të parë duket sa e çuditshme, aq edhe e pabesueshme, mjafton të përmendet emri i strategut gjakovar dhe çdo gjë qartësohet.

hasi-490x257

Besnik Hasi nuk është hero vetëm për belgët e Anderlehtit, por edhe për një serb. Aleksandër Mitroviç, që tashmë është pjesë e Njukasëllit në Premier Ligë, ka mbetur mjaft i kënaqur nga trajtimi që ka marrë nga trajneri shqiptar. Serbi ka dhënë një deklaratë për mediat pranë skuadrës së Anderlehtit dhe ka pohuar se atje ka gjetur një atmosferë mjaft të mirë pune.

“Jam ndier shkëlqyer. Është një skuadër që më ka pritur mirë dhe më ka bërë të ndihem i rëndësishëm”, është shprehur fillimisht sulmuesi. 21-vjeçari ka arritur të jetë i rëndësishëm për ekipin belg me atë që ka dhënë në fushën e lojës….

Për më shumë lexoni në “Panorama Sport”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura