Një puthje vdekje për të marrosurin që shkatërroi Shqipërinë

Feb 3, 2023 | 21:07
SHPËRNDAJE

AGIM NESHO_1NGA AGIM NESHO/ I tremburi nga zemërimi popullor, i zhburrëruar përpara Parlamentit, ku për 10 vjet e ka kthyer atë në një teatër lagjeje, ku retorika e tij klithte nga Shekspiri e deri tek Kico Spiri, ku ai tallej, bërtiste, fyente pa limit kundërshtarët e tij dhe priste duartrokitje nga ata që kënaqeshin me një kockë përfitimi ose me një buzëqeshje të liderit, është i vetmuari i madh.

Ai ka mbetur vetëm me twitterin e tij, i gatshëm për të hedhur helm mbi opozitën, e cila nuk ka bërë gjë tjetër vecse i ka paraqitur opinionit publik faktet dhe të vërtetat që po dalin në dritë nga Ramagate në Washington D.C. Armiku i tij, që po e demaskon sot për hatër të mbrojtjes së shtetit të së drejtës, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, është drejtësia amerikane.

Ajo që kërkon sot opinioni publik në Shqipëri dhe më gjerë është që Rama t’ju japë përgjigje organeve të drejtësisë së SHBA dhe të tregojë veprimtarinë e tij korruptive për të kapur institucionet e shtetit Amerikan dhe për ti përdorur për trafik influence dhe mbajtje pushteti; ti japë përgjigje shtypit kryesor dhe artikujve të New York Times, Daily Mail, NY Post, Washington Post, Wall Street Journal, etj, të cilët e kanë portretizuar si një mjeran banal që zvarritet në botën e errët të korrupsionit, të blerjes së pushtetit dhe influencës duke goditur opozitën dhe zhdukur pluralizmin.

Sot zoti Rama nuk e ka problemin vetëm me Shqiptarët dhe opozitën që përpiqet ta mbysë me shtetin e tij të kapur. Sot ai problemin e ka me SHBA-në, ku ai ka dalë publikisht si një provokator i mjerë për të hedhur virusin vdekjeprurës në institucionet e sigurisë kombëtare. I pafytyrë në përdorimin e mbështetjes amerikane për të minuar demokracinë në Shqipëri, ai tregoi se është vetëm një imposter që krijon realitete të përpunuara nga bota e errët që e rrethon.

Ai shpreson se opozita është e degraduar dhe është në gjendjen e puthjes së vdekjes. Në fakt opozita e bashkuar është më e fortë se kurrë se mbështetet në vlera dhe parime dhe jo në afera. Puthja e vdekjes (kiss of death) është goditja pas qafe që të merr jetën. Kjo goditje erdhi edhe nga SHBA. Opozita ka për detyrë që ta heqë sa më shpejt këtë kadavër politike që po qelb vendin.

11 shkurti është fillimi i revolucionit demokratik për të kthyer pluralizmin në Shqipëri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura