“Një puthje shqiptare është si shkrehja e një kobureje që vret”- Braçe mesazh emigrantëve të ardhur nga zonat e kuqe: Do e keni peng gjithë jetën që …

Mar 24, 2020 | 11:34
SHPËRNDAJE

Kryeministri Erion Braçe në një postim në facebook i ka bërë thirrje të gjithë të ardhurve nga zonat e kuqe që të vetëkarantinohen, në të kundërt do të marrin jetë njerëzish.

brace

Teksa merr si shembuj të ardhurit në datat 8, 9, 10 në Korçë, Vlorë dhe Lushnje, Braçe thekson se një puthje shqiptare është aq vrastare sa shkrehja e një kobureje.

Braçe kërkon që të ndalin takimet dhe vizitat sepse do vrasin të afërmit dhe do ta kenë peng gjithë jetën.

Reagimi i Braçes:

Po si ka mundesi qe

NUK DONI TE KUPTONI?! E KAM ME SECILIN NGA JU QE KENI ARDHUR NGA ZONA E KUQE NE ITALI NE DATAT 8, 9, 10 MARS E ME TEJ;

PO VRISNI NJEREZ!

Kuptoni apo jo?

Ne Korce mbesa e ardhur ne daten 8 infekton gjysherit mbi 70 vjec, ne Vlore djali i ardhur ne daten 9 infekton prinderit mbi 60 vjec, ne Lushnje djali i ardhur ne daten 10 infekton dy prinderit mbi 74 vjec;

TE GJITHE NE FASHEN E RISKUT TE LARTE E NE VETEM TRE DITE!

Djem e vajza, nje dore e dhene, nje puthje shqiptare, nje perqafim po aq folklorik, eshte si shkrehja e nje kobureje qe vret!

As e ve ne dyshim qe i doni prinderit, gjysherit, familjaret, madje dhe kusherinjte e kusherirat,

POR PO I VRISNI!

Verini kyc zemres nese vertete i doni!

Tregoni nga vini dhe merrni distance fizike nga cilido qe doni e jo vetem!

Ndalini vizitat tek kusherinjte se “jeni kthy apo jane kthy nga jashte shteti e duhet me i shku e me ju shku”! BOLL SE PO JU MERRNI JETEN!

DO E KENI PENG JU GJITHE JETEN!

Ky reagim i zv.kryeministrit, Erion Braçe shkaktoi reagimin e qytetarëve, njëri prej të cilëve i kujtoi se masat që qeveria tha se kishte lokalizuar të ardhurit.

Braçe iu opërgjigj qytetarit duke i thënë se qeveria nuk ka policë për secilin qytetar me tre turne, duke ia lënë atyre si përgjegjësi përhapjen dhe infektimin e të afërmve.

“Natyrisht, i takuam, ju thame dere me dere, po skemi polic per secilin me tre turne!

Jane vete keta!

E nese do mendimin tim, cilido qe nga kjo kategori del nga izolimi dhe infekton duhet arrestuar!” shkruan Braçe

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura