Një profesor shqiptar, arrestohet si gulenist në Ankara

Jul 26, 2016 | 16:59
SHPËRNDAJE

Marjus Hoxha, 30 vjeç, ligjërues në Universitetin Zirve, është arrestuar mbrëmë në Ankara, nën akuzat se ka bindje guleniste (mbështetës i klerikut që jeton në SHBA, Fethullah Gulen), pra është anti-regjimit të presidentit Recep Tayyip Erdogan.

marjus-e1469542400711-780x439

Familjarët e tij që jetojnë në Cërrik thonë për Telegraf-in se arrestimin e ka konfirmuar edhe Ambasada e Shqipërisë në Ankara, por nuk kanë përgjigje se çfarë do të ndodhë me profesorin Hoxha.

“Familja kërkon ndihmën nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë. Jemi shumë të shqetësuar. Ai nuk ka asnjë lidhje me zhvillimet politike në Turqi”, thotë një familjar i tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura