“Një pranverë e dytë për mua!”, Berisha mesazh mirënjohjeje në 75-vjetorin e lindjes. Ja çfarë shkruan

Oct 15, 2019 | 10:12
SHPËRNDAJE

lili

Ish-kryeministri Sali Berisha feston sot 75-vjetorin e lindjes. Paraditen e sotme ai ka ndare nje mesazh mirenjohjeje permes nje postimi ne faqen e tij ne Facebook, duke shprehur vleresim dhe falenderime se pari per familjen, miqte dhe gjithe bashkepunetoret.

“Miq, kete dekade une kam patur kenaqesine dhe privilegjin e vecante te udhetoje ne vjeshten e jetes time. Falenderoj Zotin qe me fuqine dhe vullnetin e tij e ka bere kete vjeshte te bukur si nje pranvere te dyte per mua”- shkruan Berisha.

Mesazhi i Berishës

Miq, sot 75 vjeç!
E para qe buron nga shpirti im kete dite eshte mirenjohja e pakufishme ndaj familjareve te mi te dashur, miqve te ngushte, shqiptar dhe te huaj, bashkpuntoreve te çmuar per dashurine, sakrificat, miqesine dhe ndihmesen e tyre tejet te vyer qe kane deshmuar ndaj meje ne çdo kohe dhe çdo stine dhe kane bere te mundur keto 75 vite te jetoj ne realitetin e endrrave te mia me te guximshme.
Ndjehem pafundesisht i lumtur, i priviligjuar dhe i bekuar nga Zoti qe pata dashurine, miqesine, mbeshtetjen e tyre!

Se fundi miq, kete dekade une kam patur kenaqesine dhe privilegjin e vecante te udhetoje ne vjeshten e jetes time. Falenderoj Zotin qe me fuqine dhe vullnetin e tij e ka bere kete vjeshte te bukur si nje pranvere te dyte per mua! sb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura