“Një plagë e madhe është krijuar në zemrën time…”, humbi 7 të afërm, Evi Reçi bën fjalimin prekës

Dec 3, 2019 | 12:16
SHPËRNDAJE

Tërmeti i fuqishëm që goditi vendin tonë të martën e 26 Nëntorit, shkaktoi shumë viktima, qindra të lënduar dhe shumë dëme materiale.

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur, Evi Reçi humbi 7 të afërm nga ky tërmet, familjen e xhaxhait të saj Eduard Reçi me të shoqen Dolorën dhe dy fëmijët, Kristin dhe Klausin. Gjithashtu humbi edhe shoqen e ngushtë Dienën me gjithë vajzën e vogël Eiselën dhe mamanë e saj Rozën.

Ajo ka bërë një fjalim prekës të cilin e ka postuar edhe në rrjetet sociale. Ajo shprehet se pavarësisht të gjithave, po mundohet të qëndrojë e fortë sepse këto raste na mësojnë se nuk ka asnjë rëndësi më shumë se sa jeta.

“Asgjë nuk ka më shumë rëndësi se sa jeta. Sot, më të fortë se kurrë”, shkruan këngëtarja në krah të videos.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura