Një pjatë me sallatë në ditë mund të mbajë larg demencën

Jan 13, 2018 | 10:18
SHPËRNDAJE

Perimet me gjethe jeshile tani mund të parandalojnë demencën. Në këtë përfundim ka dalë një studim i botuar së fundmi në revistën Neurologji. Studiuesit nga Universiteti Medical, në Çikago zbuluan se vlerat ushqyese që gjenden në zarzavatet me gjethe jeshile e bëjnë mendjen 11 vjet më të re.

Demenca është humbja e funksionit njohës, që përfshin mendimin, kujtesën, arsyen dhe sjelljen. Format më të zakonshme të demencës përfshijnë sëmundjen Alzheimer, Parkinson dhe Huntington. Sipas shoqatës Alzheimer, një në tre të moshuar, vdes për shkak të kësaj sëmundje.images (1)

Studimi u realizua mbi 960 individë të moshës 58-99 vjeç. Vlerësimi është bërë përmes një pyetësori që përfshinte pyetje të tilla si, sa shpesh hëngrën një ushqim të veçantë në vitin e kaluar. Njëkohë- sisht, ata u testuan edhe për kujtesën.

Në përfundim, studiuesit bënë një shënim të lëndëve ushqyese të konsumuara prej tyre dhe performancën e tyre në testin e memories, nga ku rezultoi se ata që kishin konsumuar më tepër perime me gjethe jeshile, kishin probabilitet më të ulët për të vuajtur nga demenca në krahasim me ata që hëngrën më pak ose krejtësisht të shmangur atë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura