Një person përplas me makinë barrikadat pranë Kongresit Amerikan, më pas vret veten

Aug 14, 2022 | 18:17
SHPËRNDAJE

Një person përplasi makinën e tij në një barrikadë pranë Kapitolit në SHBA. Ngjarja ndodhi të dielën në mëngjes, ndërsa autori qëlloi në ajër më pas vrau edhe veten.

kapitoli

Askush tjetër nuk u lëndua dhe duket se asnjë oficer nuk i shkarkoi armët gjatë incidentit, i cili ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit, raportojnë mediat vendase.

Policia tha se personi nuk duket se synonte anëtarët e Kongresit, të cilët janë në pushim.

Në një konferencë shtypi, shefi i policisë së Kapitolit, Tom Manger tha se oficerët “nuk e dëgjuan individin të thoshte asgjë” gjatë incidentit. Ai tha se hetuesit po eksploronin mediat sociale të personit dhe po përdornin emrin e tij përmes bazave të të dhënave, por deri më tani nuk kishin gjetur asgjë që e lidhte atë me Kapitolin.

“Ne nuk kemi ndonjë informacion që do të tregonte motivimin ,” tha Manger.

Policia tha se automjeti ka marrë flakë teksa burri po dilte prej tij. Manger u shpreh se hetuesit po hetonin nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm, pasi dyshohet se nuk është shkaktuar nga  përplasja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura