Një person në gjendje të rëndë, u gjet afër ishullit të Sazanit. Policia jep detajet

Aug 10, 2020 | 13:08
SHPËRNDAJE

Një person ndodhet në gjendje të rëndë dhe po transportohet drejt Portit të Vlorës, aty ku pritet të marrë ndihmën e parë mjekësore. Policia bën me dije në një njoftim për mediat se ai është gjetur në afërsi të ishullit të Sazanit.

01e1102819f61c4069051342244da2bb

“Rreth orës 11:40, në afërsi të ishullit të Sazanit një varkë peshkimi ka konstatuar një person që rrezikohej të mbytej, i cili po transportohet drejt Portit të Vlorës nga mjeti lundrues i Rojes Bregdetare dhe ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore”.

Është njoftuar ambulanca dhe shërbimet e tjera policore të cilat janë nisur drejt portit për marrjen e personit.

Po kryehen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura