“Një person me diktofon po inçizonte Asamblenë e PS”, deputeti tregon si e zbuloi përgjuesin

Oct 19, 2018 | 12:50
SHPËRNDAJE

Ndërkohë që çështja “Babale” vlon në debatin politik të ditës, deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu ka treguar se si ka zbuluar një person të fshehur, e me diktofon që do të incizonte Asamblenë e PS në qytetin e Lezhës.  

pjerin

Ndreu me nje sheni ne faqen e tij ne FAcebook shkruan se ka kapur nje Babale edhe ne Lezhe.

“Në mbledhjen e Asamblesë të PS Lezhë, një i fshehur me diktofon në dorë për të inçizuar, gjendej në llozhin e sallës. Instikti i profesionit te policit nuk më ka lënë akoma për ata që e dyshojne!”- shkruan ai.

Postimi i Ndreut 

Nje Babale edhe në Lezhë. Në mbledhjen e Asamblesë të PS Lezhë, një i fshehur me diktofon në dorë për të inçizuar, gjendej në llozhin e sallës.
Instikti i profesionit te policit nuk më ka lënë akoma për ata që e dyshojne !
E nxorëm jashte, me qetësinë, kulturën që na përfaqëson duke i tregu paftyrësinë e paturpësinë e tij/tyre dhe misionin e shëmtuar qe po kryente !
E turpshme!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura