“Një person ikën nga puna të gjithë thonë Shako…!”- Dritan Shakohoxha flet për largimet e Bora Zemanit dhe Ilda Bejlerit

Oct 20, 2019 | 22:03
SHPËRNDAJE

Komentatori i njohur sportiv, Dritan Shakohoxha flet mbi largimet mjaft të përfolura nga Super Sport të prezantuesve Bora Zemani dhe Ilda Bejlerit.

-640-0-5dac20aa42afd

“Një person ikën nga puna të gjithë thonë Shako, Shako! Nuk është e vërtetë , si fillim jam më i gjati për fat të keq jam dhe më i madhi në moshë. Jam drejtor nuk kam se çfarë të bëj, jam drejtor i super sportit”, tha ai në “Ora”.

“Bora Zemani, Ilda Bejleri të gjithë këto zonjusha përflitet që janë hequr nga puna prej teje”, shtoi Rudina Dembacaj.

“Nuk është e vërtetë, unë nuk di të heq njeri nga puna. Unë jam gazetar sportiv dhe them trajner s’do bëhem dot kurrë se do e kisha bërë skuadrën me njëzet lojtarë, nuk di me thënë do rri njeri në stol. Gjithsesi njerëzit s’kanë pse të rrinë në të njëjtin vend pune. Asnjë s’bën deklarata të tilla, janë abuzime portalesh,”-ka treguar ai.

Rikujtojmë që dy moderatoret, Ilda Bejleri dhe Bora Zemani shfaqeshin shpesh me të në rrjetet e tyre sociale por largimi nga puna ka sjellë dhe ndërprerjen e një marrëdhënie shoqërore mes tyre.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura