Një përgjigje për analistët e majtë që e shohin çlirimin nga Rama te Foltorja

Mar 16, 2023 | 7:45
SHPËRNDAJE

desada metajDESADA METAJ

Në këtë rrugëtim të vështirë të PD-së vitet e fundit, ajo që më çudit më së shumti është egërsia dhe vulgariteti që shoh te disa analistë, ideologjikisht të majtë që e kanë projektuar çlirimin nga regjimi i Ramës te foltorja.

Hey çuna… edhe doktori është më koherent se ju në qëndrime. Jam e sigurt që ai vazhdon të mendojë njësoj për ju, përfshirë dhe akuzat personale që nuk jua ka kursyer. Si dishepuj të rinj të foltores, mirë është ta ulni pak dozën e zellit se veç mungesës së koherencës kam hall se do dukeni të përdorur. Me gjithë inflacionin e madh që ka pësuar kjo fjalë së fundmi.

Ndërsa mendoni se Ramën mund ta rrëzojë opozita, kam një lajm për ju: Rama është shumë i fuqishëm ekonomikisht.

Përdoreni mllefin ndonjëherë dhe ndaj atyre që Rama u fal pasuri publike e më tej u mbledh taksën. Për oligarkët e kam fjalën. Për ata që mbajnë median dhe interesat e saj gjallë.

Nuk ua kanë demokratët fajin se Rama ju ka uzurpuar PS. Luftoni dhe merrjani. Bashkë me të dhe pushtetin. Me revolucion apo jo, si të zgjidhni ju! E keni modelin e Ramës në ‘91, e përzuri doktori nga PD dhe ju mori PS-në. Tani PD-në s’e di a ua merrni demokratëve dot me revolucionin sistematik. Demokratët boll halle kanë mbi kokë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura