Një PD konservatore

Aug 11, 2017 | 11:02
SHPËRNDAJE

ERALD KAPRI
Ende pa nisur sezoni politik ka një rritje të pritshmërisë tek Partia Demokratike. Jo thjeshtë se përballë saj kundërshtari është në kulmin e pushtetit, apo të faktit që pritet erald kapriprej opozitarizmit si shpresë dhe alternativë, por edhe të qasjes ideologjike që duhet të ndjekë PD-ja. Në një analizë të para pak ditëve të Arbër Zaimit, u hodh idea se PD duhet të kthehet në një parti konservatore dhe se liberalizmi në Shqipëri është i dështuar dhe për më tepër i zbatuar nga socialistët.

Ky shkrim nuk do të merret me qeverisjen e Ramës, cili ndonëse shfaqet si liberal, në fakt politikat e tij të koncensionit dhe frymës së madhe të dorës së shtetit nuk ka asnjë lidhje me të djathtën. Nuk ka asnjë qeveri liberale në botë që paratë e buxhetit i jep me koncension siç janë dhënë në PPP-të e famshme në shëndetësi. Përtej makiazhit mediatik, politikat e Ramës janë thjeshtë një manaxhim të trafikut të influencave, dhe asgjë më shumë.

Partia Demokratike duhet më së shumti të mësojë nga e kaluara e saj në mënyrë të që ringrihet si një forcë besimi. E djathja është frymë që bazohet tek besimi se qeverisja duhet të rrisë lirinë dhe shanset e qytetarëve të saj.

Çdo vëzhgues i politikës di të bëjë ndarjen e mandatit të parë të demokratëve 2005-2009 dhe mandatit të dytë. Në vitet e para pati një reformë fiskale që uli taksat dhe rriti të ardhurat, u ulën procedurat dhe burrokracitë e shtetit, pati ulje të korrupsionit falë tenderimeve elektronike dhe ekonomia rriti besimin duke shkuar në vitin 2008 në rreth 9 %. Por ndonëse me këto rezultate falë ideve të djathta, duhet pranuar se e djathta u la në mes. Sërish fryma e qeverisë qendroi e madhe, shpenzimet qeveritare u rritën, nuk përfunduan reformat anti korrupsion.

Partia Demokratike duhet të mësojë nga fakti që dështoi me reformën e pronës pikërisht se nuk tentoi ta zgjidhë si e djathtë. I dha të drejtë zaptuesit dhe jo pronarit, e në përfundim çështja nuk u zgjidh as për pronarin dhe as për zaptuesin. Reforma në arsim ishte po ashtu një dështim në terma më afatgjatë. Edhe pse pati rezultate të para si eleminimi I korrupsionit në pranimet në universitete, reforma e maturës shtetëtore nuk është asgjë më shumë se një reforma majtiste e cila është shumë larg meritë-preferencës.

Partia Demokratike dështoi edhe në trajtimin e ish të përdjekurve politike. Çështja e ish të përndjekurve është më shumë morale se financiare. Ende sot në Shqipëri nuk ka një datë të memorizimit të viktimave të komunizmit dhe borxhi I PD ndaj kësaj shtrese vijon ende si një barrë.

Pretendimi sipas të cilit PD nuk duhet të merret vetëm me pronarët dhe ish të përdjekurit se nuk janë shumicë në popullsi, është tërësisht nihiliste. Si mundet që PD të fitojë besimin e gjerë të elektoratit kur ka humbur besimin e votuesve të vetë besnikë?! Sipas këtij pretendimi edhe e djathta në perëndim nuk mund të fitojë zgjedhjet sepse gjithkund të pasurit janë në minorancë.

Së pari politika është çështje besimi, para se të jetë programore. Britanikët mbështetën Çurçillin për të udhëhequr luftën jo se e dinin se si ai do e bënte por se kishin besim se ai do fitonte. Theçeri fitoi 3 mandate edhe pse me trazira të mëdha sociale sepse njerëzit besonin se po vepronte drejt. Edhe Kameroni në Britani fitoi zgjedhjet falë rritjes së besimit të qytetarëve të tij duke hapur Partinë Konservatorëve ndaj elementëve të rinj. Ai besonte se kriza ekonomike do të mbyllej vetëm falë një politikë monetare të kujdeshme dhe ia doli, duke fituar bindshëm dhe vetëm mandatin e dytë. Në 2005, demokratët fituan zgjedhjet sepse më herët fituan besimin. Pra, besimi është i pari.

E pikërisht këtu duhet të fillojë ngritja e Partisë Demokratike. Të besojë tek e djathta dhe tek elektorati i vetë, duke rifituar besimin tek votuesi i saj. Ngritja e saj është pashmangshmërisht e lidhur me të djathtën konservatore.

Besimi kërkon kohën e vetë ndaj PD duhet ta fillojë tek zgjidhjet e pakompromista të së djathtës konservatore. Duhet të bindë shqiptarët se do zgjidhë përfundimisht çështjen e pronës dhe të zbatimit të ligjit. Të flasë më hapur me ish të përdjekurit e të vendosë një raport me të drejtë më ta. Ti qendrojnë fort programit të uljes së taksave, të shtetit të së drejtës, të luftës ndaj korrupsionit dhe të hapjes së saj ndaj elementëve të rinj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura