Një pasdite me Xhemin dhe Arbanën, moderatoret ndajnë momente ‘funny’ në shtëpi

Oct 10, 2019 | 11:45
SHPËRNDAJE

Të gjithë e njohim marrëdhënien special që kanë ato të dyja. Dy moderatoret e njohura Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu, përveç se kolege prej vitesh, janë edhe shoqe shumë të ngushta me njëra tjetrën.

Herë pas here ato kalojnë kohë në shtëpinë e njëra tjetrës dhe kështu ka ndodhur edhe pasditen e djeshme. Në ‘Instastory’ ato kanë ndarë momente ‘funny’ me fëmijët e tyre duke luajtur me lodra.

Arbana është duke u argëtuar me fëmijët, ndërkohë që Xhemi u bën foto.

“Dil që aty teta Pana se e theve”, shkruan Shehu krah fotos në ‘Instastory’.

Kjo situatë ka shkaktuar të qeshura mes dy mikeshave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura