“Një pacient në gjendje kritike dhe tre të tjerë në …”, shkon në 85 numri i të infektuarve me COVI-19 më Maqedoninë e Veriut

Mar 21, 2020 | 15:38
SHPËRNDAJE

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut njofton se gjatë ditës së sotme janë regjistruar edhe 9 raste të reja me koronavirus në vend.

koronavirus

Kështu numri zyrtar i personave të infektuar me virusin COVID-19 ka shkuar në 85.

Raste me koronavirus deri më tani ka në qytetet e Shkupit, Dibrës, Shtipit, Kavadarit, Gostivarit dhe Ohrit.

“Pacienti i vetëm që i është vënë aparat për frymëmarrjen është në fazë kritike. Tek tre pacientë të tjerë virusi është zhvilluar në formën e pneumonisë së rëndë, por që për momentin janë në gjendje të stabilizuar. Pacientët tjerë kanë pasqyrë më të lehtë klinike. Të gjithë pacientët që po i nënshtrohen trajtimit shtëpiak janë në kontakt të vazhdueshëm me mjekët”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

ministria

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura