Një nga zv/kryeministrat e Kosovës emëron plot 9 këshilltarë politikë

| 18:24
SHPËRNDAJE

Besnik Tahiri është emëruar zëvendëskryeministër i vendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Qeverinë Hoti.

Debat-Pernime_2019_Besnik-Tahiri_024-695x310

Punën e tij si zëvendëskryeministër i vendit, Tahiri ka vendosur që ta bëjë me gjithsej nëntë këshilltarë politik përreth vetes.

KALLXO.com ka siguruar dokumentin në të cilin janë emrat e këshilltarëve politik të emëruar në Qeverinë Hoti.

Sipas këtij dokumenti, në pozitën e këshilltarit politik në kabinetin e zëvendëskryeministrit Besnik Tahiri janë emëruar:

Erblina Tahiraj, këshilltare politike për rini;

Jona Jaha, këshilltare politike për zhvillimin e politikave publike;

Haki Shatri, këshilltar politik për ekonomi;

Xhavit Alijaj, këshilltar politik;

Nevrus Deva, këshilltar politik;

Ali Zeqiri, këshilltar politik;

Agim Haziri, këshilltar politik;

Nazmi Selmanaj, këshilltar politik;

Ermira Ratkoceri, këshilltare e jashtme politike për ekonomi.

Tahiri është zëvendëskryeministri i cili ka më së shumti këshillarë politik të emëruar në krahasim me dy zëvendëskryeministrat e tjerë, Driton Selmanaj dhe Albulena Balaj- Halimaj.

 

 

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.