“Një nëne si ka hije të gënjejë, është ligësi”, Mozzik i kthehet keq Loredanës: Të gjithë e dimë pse u ndamë. Mos e përdor…

Jan 14, 2020 | 13:29
SHPËRNDAJE

 “Një nëne si ka hije të gënjejë, është ligësi”, Mozzik i kthehet keq Loredanës: Mos e përdor Hanën për viktimizim, të gjithë e dimë pse u ndamë

Mozzik iu është kthyer keq Loredanës pas intervistës së saj ku tha se nuk kishte asnjë arsye për ndarjen mes tyre.

Reperi e quajti ish-bashkëshorten një gënjeshtare, duke thënë se kjo gjë nuk i shkon një nëne dhe është ligësi.

Mozzik u shpreh se Loredana po përdor vajzën e tyre, Hanën për tu viktimizuar, duke shtuar se është ajo që po shpëton nga ngjarjet e fundit ku është përfshirë ndërsa i kërkoi që të mos e përdorë si të vetmen armë.

Duke ju drejtuar ish-bashkëshortes, theksoi se të gjithë e dinë arsyen pse është ndarë nga ajo dhe nuk ishte asnjë nga fjalët e thëna nga Loredana në intervistë.

Reperi shtoi se të dy do ishin bashkë nëse ajo nuk do bënte këtë “lëmsh”. Duke  i uruar gjithë të mirat, shtoi se reperja mbetet nëna e vajzës së tij dhe se është hera e fundit që do flasë për këtë temë.

LEXO: “Nuk jemi kacafytur shumë…”, Loredana tregon arsyen e ndarjes nga Mozzik: Do ta dua gjithmonë, askush nuk ma heq këtë të drejtë. Ai më bëri…

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura