“Një në 3 maturantë vendos të ikë jashtë vendit”/ Pedagogu Alimehmeti: Stafi mësimdhënës duhet motivuar! Do bojkotojmë mësimin derisa…

Oct 5, 2022 | 21:44
SHPËRNDAJE

Pedagogu Ilir Alimehmeti ka komentuar protestën e zhvilluar nga arsimtarët ditën e sotme si dhe vijimin e saj.

iliralimehmeti

I ftuar në emisionin “Open”, Alimehmeti deklaroi se pedagogët do të vijojnë të bëjkotojnë mësimin derisa të marrin një përgjigje “të denjë” nga ana e kryeministrit.

“Kemi bërë negociatat në shtator me Ministrinë e Arsimit. kemi rënë dakord me disa pika që duhet të ishin zgjidhur nga ministria. Doktoratura, duhet të ketë udhëheqësi dy doktoratura të përfunduara, ndërsa deri në 2022 janë pezulluar dhënia e doktoraturave. Me ministrinë kemi rënë në kompromis për pjesën që nuk ka implikime buxhetore. Çdo të ndodhë më tej me 17 tetor do bojkotohet mësimi. Nëse nuk rriten pagat do vijojë bojkoti.

Nëse nuk kemi një përgjigje për kërkesat tona, bojkoti i mësimit do të vijojë edhe përtej 17 tetorit. Nuk do hyjmë në salla deri në një përgjigje të kryeministrit. Ektstreme është greva e urisë jo bojkoti i mësimit. Duhet të marrim parasysh produktin që është formimi i studentëve. nëse ka investim ky shkon në produktin e studentëve. Shembull për këtë janë aplikimet, 1 në 3 maturantë vendosi të ikë jashtë vendit. Nuk di një familje të jetë e lumtur të largojë fëmijën 18 vjeç nga vetja. Ikin sepse gjejnë një ofertë më të mirë arsimore. Ne duhet të ngremë këtë koncept.

Çfarë e bën një staf më të motivuar e një staf më i kualifikuar të afrohet? Duhet ti ofrosh kushtet, këtë kërkojnë edhe sindikatat. Çdo vit mbyllen degë. Në 2018 u mbyllën 41 degë studimi në Shqipëri. Nuk po i tërheqim dot studentët. Duhet të investojmë në shumë plane. nuk është vetëm rrogë. Jemi shumë larg Kosovës me pagat, mos e krahasojmë me Europën. mali i Zi është akoma më larg. Kosova shtet më i ri nga ne, si arrin të ketë paga më të larta se ne?”, tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura