“Një muaj pa Hajdaragën”, deputeti i LSI kujton ish-ministrin: Duhet t’a pranojmë që vdekja të rrëmbeu

Aug 30, 2018 | 12:23
SHPËRNDAJE

Sot bëhet një muaj nga ndarja nga jeta e Luan Hajdaragës, ish-ministrit të Mbrojtjes dhe themeluesit të PS.

Në këtë një mujor, deputeti i LSI Luan Rama, ka qenë ai që ka kujtuar kolegun e tij në kohën kur ka milituar në Partinë Socialiste.

Rama në një postim në Facebook shkruan se dhimbja është shumë e madhe dhe shumë e rëndë, dhe ka ardhur momenti që të pranojmë vdekjen e tij.

“Të rrëmbeu për të lënë ndër ne si referencë dlirësinë e shpirtit tënd qytetar e tolerant, edhe përballë atyre që të lanë pa punë e nuk u kujtuan për ty në 13 vjet me rradhë, ndërkohë që e mbushën partinë që bashkë themeluam e ku kontribuove si drejtues mendjehapur, me gjithëfarëlloj horrash, kriminelësh e miq trafikantësh!”, shkruan ndër të tjera deputeti i LSI.

luan-rama

POSTIMI I PLOTË

In memoriam:

Një muaj pa Luan Hajdaragën!

E rëndë është dhembja! Shumë e rëndë! Aq sa fjala, as e thotë e as e mat dot përmasën e saj.

E madje, sa më shumë ditë kalojnë, aq më shumë na rëndon prej faktit se duhet t’a pranojmë që vdekja të rrëmbeu!

Të rrëmbeu, për të na lënë si kujtim mirësinë dhe të qeshurën tënde me aq shumë jetë, me aq shumë dritë shpirti që si “vëllai i madh”, asnjeherë nuk na e kurseve ne “vëllezërve të vegjël”.

Të rrëmbeu për të lënë ndër ne si referencë dlirësinë e shpirtit tënd qytetar e tolerant, edhe përballë atyre që të lanë pa punë e nuk u kujtuan për ty në 13 vjet me rradhë, ndërkohë që e mbushën partinë që bashkë themeluam e ku kontribuove si drejtues mendjehapur, me gjithëfarëlloj horrash, kriminelësh e miq trafikantësh!

Ndaj, edhe ne asnjëherë nuk do të të harrojmë. Gjithmonë do të të kujtojmë me nderim dhe respekt, me mirënjohje dhe dashuri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura