Një mjek infektohet me Covid, mbyllet reparti i Radiologjisë në Berat. Çfarë po ndodh me personelin shëndetësor

Oct 18, 2020 | 21:23
SHPËRNDAJE

Radiologjia në spitalin e Beratit është mbyllur, për shkak se një mjek është infektuar me Covid-19.

spitali berat

Mjeku i Repartit të Radiologjisë, kishte shfaqur prej disa ditësh shenja të infektimit dhe ishte në pritje të përgjigjes së tamponit që ka rezultuar sot “pozitiv”.

Mësohet se mjeku radiolog është karantinuar në banesë dhe gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Burime nga Drejtoria e Shëndetit Publik në Berat konfirmojnë se, janë kryer tamponët e familjarëve të mjekut dhe personelit të Repartit, ndërkohë që po kryhet edhe hetimi epidemiologjik i rasteve të tij të kontaktit. Të njëjtat burime konfirmojnë se, pas dezinfektimit është bërë mbyllja e Repartit të Radiologjisë dhe është karantinuar i gjithë personeli shëndetësor i këtij reparti, raporton News24.

Mjeku radiolog ishte mes rasteve “pozitive” të deklaruara zyrtarisht pasditen e sotme nga Ministria e Shëndetësisë, ndërkohë që sipas kolegëve të tij ai kishte 5 ditë i sëmurë dhe me shenja dalluese të infektimit nga koronavirusi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura