Nje medikament jep rezultate ndaj koronavirusit? Çfarë tha zyrtari i OBSH: I vetmi ilaç tani për tani …

Mar 9, 2020 | 12:17
SHPËRNDAJE

Aksionet e firmës bioteknike amerikane Gilead Sciences u rritën gati 5% pasi një zyrtar nga Organizata Botërore e Shëndetit tha që medikamenti me emrin Remdesivir, po tregon shenja se mund të jetë në gjendje të ndihmojë në trajtimin e koronavirusit vdekjeprurës, raporton CNN.

virusi1

“Ka vetëm një ilaç tani për tani që ne mendojmë se mund të ketë efikasitet të vërtetë dhe ky është remdesivir,” tha Bruce Aylward, ndoihmesi i drejtorit te përgjithshëm te Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), në një konferencë për shtyp në Pekin.

Zyrtarët e OBSH shtuan se jane bere provat klinike te remdesivir te njerëzit.
“Dy studimet – një tek pacientët e prekur rende dhe nje tjeter ne gjendje me te moderuar nga koronavirusi, aktualisht janë ne vleresim e siper dhe priten rezultate ne prill”- thane burimet.

Sipas tyre, në fillim të shkrurtit autoritetet shëndetësore kineze thane se remdesivir, një ilaç eksperimental që është përdorur për të trajtuar virusin Ebola, mund të luftojë simptomat e koronavirusit.

Kompania gjithashtu tha në një deklaratë se remdesivir ka demonstruar një sukses për trajtimin e MERS dhe SARS, dy viruse të ngjashme me koronavirusin.

Në fillim të këtij muaji, Instituti Amerikan i Shëndetit i SHBA (NIH) njoftoi se Remdesivir mund të parandalonte koronavirusin tek majmunët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura