“Një luftë e vogël brenda shtëpisë”, Valbona Selimllari tregon si e kalon kohën me fëmijët në vetëizolim: Gjejmë disa alternativa, koronavirusi ekziston nuk e ndryshojmë dot këtë fakt

| 23:02
SHPËRNDAJE

Programi “Rudina”, në TV Klan ditën e sotme sërish e fokusoi vëmendjen tek situata e krijuar nga përhapja e koronavirusit. Në një lidhje në Skype ishte Missi i parë shqiptar dhe njëkohësisht këshilltare për çështjet sociale në Bashkinë e Tiranës, Valbona Selimllari.

valbona selimllari 1

Ajo është nënë e dy djemve dhe një vajze, Vivien dhe gjatë intervistës tregoi si po i kalon në shtëpi këto ditë vetizolimi, sëbashku me familjen e saj.

Rudina Magjistari: Më trego si je duke kaluar? Je izoluar në shtëpi me fëmijët e tu?

Valbona Selimllari: Në fakt një luftë e vogël brenda shtëpisë. Por në fakt kishim kohë pa kaluar një kohë cilësore me njëri-tjetrin sepse dita është impenjative, ata në shkollë, unë në punë, pastaj nëpër aktivitete të caktuara dhe gjithsesi shikoheshim më pak. Kjo do të vlejë si një kohë cilësore, ku do të njohim njëçik më mirë njëri tjetrin, se ata rriten dhe unë duket sikur më kanë shpëtuar disa gjëra.

Më tej Valbona shton se është munduar që çdo ditë të gjej alternativa të ndryshme për t’u argëtuar së bashku me fëmijët dhe për të kaluar ditën.

Valbona Selimllari: Jam munduar të gjej alternativa për t’u argëtuar, disa lojëra, me letra, lojë mos u nxeh. Sot do mendojmë të bëjmë një ndryshim në shtëpi, të ndryshojmë sendet e shtëpisë, çdo ditë po mundohemi të gjejmë ndonjë gjë interesante për ta kaluar. S’kemi çfarë bëjmë, sot jemi në një fakt që nuk e ndryshojmë dot, koronavirus ekziston. Por e kemi në dorë që mos e përhapim, e kemi në dorë të ruajmë veten, prindërit tanë, të dashurit tanë dhe përgjëgjësia duhet të jetë në maksimum. Do ishte e tmerrshme, sikur mos i kishim patur këto mundësi, po ne i kemi këto mundësi, pra kur i kemi pse mos i shfrytëzojmë dhe ta bëjmë jetën tonë më të lehtë.

Gjithashtu Selimllari iu bëri thirrje të gjithë njerëzve të jenë të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm për veten dhe të tjerët.

Valbona Selimllari: Shpeshherë kur na ndodhin probleme themi të kemi jetën, se të gjitha gjërat e tjera rregullohen. Pra dhe në këtë rast, që të kemi jetën dhe të jemi të shëndetshëm, duhet të jemi të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm për veten dhe për prindërit tanë, që janë më të ekspozuar ndaj këtij virusi. Prandaj ju lutem nuk është koha e trimërisë, është koha e kujdesit, jo për frikë, thjesht për kujdes.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.