“Një lojtar ka rezultuar pozitiv”, Llullaku ngre alarmin: Nëse vazhdon kështu, në Bjellorusi do ndodhë ndonjë situatë dramatike

Apr 5, 2020 | 20:13
SHPËRNDAJE

Pavarësisht situtës kaotike nga Koronavirusi, ku në pjesën më të madhe të botës futbolli është gjunjëzuar, Bjellorusia i ka befasuar të gjithë, teksa ka vendosur që futbolli të vijojë normalisht pavarësisht se rastet pozitive me COVID-19 nuk mungojnë.

llullaku_intervista

Në kampionatin bjellorus aktivizohen edhe 2 futbollistët e Kombëtares, Elis Bakaj dhe Azdren Llullaku. Ky i fundit ka dhënë një intervistë në lidhje direkte me “Sky” ku ka folur në lidhje me situatën aktuale në Bjellorusi, duke u shprehur:

“Ne nuk flasim shumë për Koronavirus këtu në Bjellorusi. Dje kemi luajtur, sot jemi stërvitur. Një lojtar ka dalë pozitiv dhe kjo na shqetëson pak. Por është vendosur kështu dhe ne po përshtatemi. Tifozët, me iniciativën e tyre, vendosën të mos vijnë masivisht në stadium: kjo është diçka pozitive për mua, njerëzit kanë filluar të kuptojnë sa serioze është situate. edhe pse ende njerëzit nuk duken kaq të shqetësuar.

Uroj që të mos krijohet ndonjë situatë dramatike, por nëse vazhdojmë kështu, me siguri do të ndodhë. Unë e dua Italinë, më ka pritur në një moment të vështirë. Më ka rritur si njeri e futbollist, do t’i jem gjithmonë mirënjohës. Fjalët e kryeministrit shqiptar janë burim krenarie, populli shqiptar ka një zemër të madhe, në momente vështirësie është e drejtë që të ndihmojmë të tjerët”, u shpreh Llullaku.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura