Një kroat në majë, Laçi nuk ndryshon ndaj Anorthosis

Jul 19, 2018 | 13:02
SHPËRNDAJE

Laçi vjen në ndeshjen e kthimit ndaj Anorthosis me një grup të plotë lojtarësh, pasi edhe mbrojtësi Abdurrahman Fangaj ka kaluar dëmtimin. Pritet që trajneri Besnik Prenga të mos bëjë asnjë ndryshim, duke e nisur sërish me skemën 4-3-3 dhe të njëjtët lojtarë që ishin titullarë edhe në Qipro. Me kapitenin Selmani në portë, katërshja e mbrojtjes përpara tij do të përbëhet nga Hadroj në të djathtë, Gjoni e Hoxhallari në qendër, si dhe Sefgjini në të majtë. Mesfusha do të ketë treshen Lushkja, Jonuzi dhe Eller.

fo

Ndërsa, në sulm në majë do të jetë kroati Vice Kendesh, me Shtubinën dhe Uzunin në krah. Ndërkohë, edhe tek Anorthosis nuk priten ndryshime nga ndeshja e parë, të paktën kështu raportojnë edhe mediat qipriote. Skema që do të përdorë trajneri izraelit, Roni Levi, është 4-2-3-1. Në portë do të jetë Felgueiras, ndërsa në mbrojtje Kofi, Sotiriu, Shildenfeld dhe Pranjiç. Dy të fundit kanë një eksperiencë të gjatë në futbollin europian, madje kroati Pranjiç ka luajtur edhe për Bajernin e Mynihut. Dyshja para mbrojtjes do të përbëhet nga Viktor dhe Igiebor, ndërsa Rajo në rolin e fantazistit. Mikeltaze, Cise dhe Duris janë lojtarët në ofensivë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura