“Një km rrugë 20 mln euro”- Zv/ministri e mohon: Është gënjeshtër! Deputeti i PD: Po personi që u përpoq të përfitojë a është në arrati?

Jun 21, 2022 | 11:02
SHPËRNDAJE

Në Komisionin e Ekonomisë është zhvilluar një debat mes zv/ministrit të Infrastrukturës Ilir Bejtja dhe deputetit të PD, Edmond Spaho.

Gjatë debatit, Spaho tha se 1 km rrugë ka kushtuar 20 milionë euro, por kjo nuk u pranua nga Bejtja, i cili u shpreh se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

Pjese nga debati

Spaho: Me 20 mln euro kilometrin

Bejtja: Është gënjeshtër

Spaho: Po pse nuk ka ardhur ai po ka ikur

Bejtja: Asnjëherë nuk ka pasur 1 km 20 mln euro

Spaho: Po mirë ka qenë 19. Po personi që u përpoq të përfitojë në mënyrë abuzive a është në arrati?

Më tej deputeti i PD ngriti dyshime se inflacioni nuk është aq sa thuhet dhe sa raportohet nga shifrat e INSTAT.

“Pyetje që shtroj unë është a është vërtet inflacioni aq sa në thuhet 6.8%. Mesa di unë indeksi i çmimit të ndërtimit që na jepet nga INSTAT nuk është në këto kufi, atëherë në pse i kompensojmë kaq. Nëse këto shifra janë të vërteta, pse nuk kompensojmë edhe qytetarët me të njëjtën masë. Psh pse nuk i kompensojmë çmimin e karburantit”, tha Spaho.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura