Një Kampion Bote afrohet si ndihmës për Igli Taren te Lacio

Jul 25, 2016 | 21:05
SHPËRNDAJE

Posti i Igli Tares si drejtor sportiv te Lacio ka filluar të vihet gjithnjë e më shumë në diskutim. Ndërsa ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit po përballet me kritika pas çështjes “Bielsa” dhe merkatos ku nuk ka bërë ende asnjë lëvizje të bujshme, klubi ka menduar t’i sjellë një ish-futbollist për ndihmë.

1315608037Peruzz

Bëhet fjalë për Anxhelo Perucin, ish-portierin e njohur të Juventusit, Lacio dhe kombëtares italiane të futbollit me të cilën u shpall Kampion Bote në vitin 2006. Ai pritet të marrë detyrën e menaxherit të klubit, për të përmirësuar marrëdhëniet mes drejtuesve dhe lojtarëve.

ead1057f473bd33b90691c84121eb9aa_169_l

Peruci do të jetë një mbështetës i Simone Iznagit, si dhe do të shërbejë edhe si pikë ndërlidhjeje me tifozët të cilët e kanë bërë të qartë urrejtjen e tyre për presidentin Lotito dhe për Taren.

TARE-tin-cup-

Ndonëse në teori puna e tij do të jetë të ndihmojë Igli Taren që të përqendrohet vetëm te çështjet e merkatos, sipas mediave italiane, rënia e ndikimit brenda skuadrës mund të dobësojë pozitat e shqiptarit në klub.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura