“Një kamer ka filmuar çdo gjë, duket shumë qartë”- Artan Hoxha zbulon dinamikën e vrasjes së Pjerin Xhuvanit, ja kush qëlloi i pari

Jun 28, 2022 | 15:16
SHPËRNDAJE

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar detaje të reja nga arrestimet e djeshme në Elbasan, ku u vendos masa e sigurisë “arrest në shtëpi” për nën drejtuesit e Policisë, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, në lidhje me rolin e tyre në fshehjen e provave gjatë vrasjes së Pjerin Xhuvanit.

hoxha

Hoxha u shpreh se disa muaj pas vrasjes prokurorët kanë siguruar një video ku duket qartë ajo e cila ka ndodhur në konfliktin gjatë fushatës elektorale.

“Kamera ka qenë larg, por cilësia e imazhit sipas tij është shumë e lartë dhe çdo gjë duket qartë”, tha Hoxha për AbcNews teksa sqaroi se imazhet janë nën ruajtjen e SPAK që ka rindërtuar skenën e krimit.

Në lidhje me nëndrejtorët e arrestuar, Hoxha tha se ata nuk patën kurajon të vepronin gjatë ngjarjes dhe se sot janë në procedim penal pasi janë përgjegjës për atë që ka ndodhur.

Ndërkohë shtoi se ai vetë i ka parë pamjet e sipërpërmendura dhe se të parët që qëlluan ishin anëtarët e Strukturës së Mbrojtjes së Votës, të PD-së.

“Policia ishte më e pakët në  numër, edhe se ata që ishin edhe se ata që erdhën. Këta që erdhën ishin të njohur në qytet, s’i prekte dot. Ata nuk patën kurajo të vepronin. Kurse opozita pati përgjegjësinë e zmadhimit të ngjarjeve. Shkoi në Elbasan SMV, atë mëngjes. Në Elbasan Arena një ditë më parë u bë një takim i madh, që krijoi përshtypjen se maxhoranca kishte epërsi të madhe në Elbasan. Opozita donte të tregonte forcën…Nuk shkuan kot, por ai u doli që s’kishte gjë. Nuk do t’i shpërndante në mëngjes paradite lekët”, rrëfeu Hoxha.

Artan Hoxha tregoi po ashtu se asnjë nga palët nuk ka bashkëpunuar me policinë. Sipas tij, dëshmitarët kanë frikë kurse të përfshirët kanë bërë një pakt “të vdekurit ikën, të shpëtojmë të gjallët.”

© Panorama.al

Te lidhura