Një javë shkollë pa mbyllur asnjë klasë në Shqipëri, si po sillen vendet e huaja

Sep 19, 2020 | 22:29
SHPËRNDAJE

Teksa Shqipëria e kaloi javën e parë të shkollës pa mbyllur asnjë klasë mësimore në një kohë që situata pandemike nuk njohu përmirësim, vende të tjera në botë, më të mëdha e të fuqishme, e kanë ende në pikëpyetje.shkolle1

Edhe pse është herët për të folur për depërtimin e Covid në shkolla, pasi mësuesit e infektuar nuk rezulton ta kenë marrë në shkollë, të tjera shtete ku mësimi ka nisur më herët janë detyruar të mbyllin klasa të tëra apo shkolla, ku virusi ka shpërthyer.

Të dhënat e mbledhura përmes Zyrave Vendore në rrethe numërojnë afro 30 mësues të infektuar në të gjitha nivelet arsimore, nga kopshtet në gjimnaze, njëzet prej të cilëve vetëm në kryeqytet. Një shifër e saktë dhe harta e shkollave Covid do të bëhet publike të hënën nga Ministria e Shëndetësisë.Dita pare e shkolles-masat-anti-covid-grumbullimet-dyndjet (17)

Zakonisht, të dhënat mblidhen nga Zyrat Vendore në Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, pas rasteve që ia raporton Instituti i Shëndetit Publik përmes drejtorive të saj në rrethe.

SITUATA NË SHQIPËRI

Gjendja e infektimeve në shkolla në jaëvn e parë të saj cilësohet shumë e mirë, krahasuar me pritshmëritë që Ministria e Arsimit ka pasur në krye të herës, sipas burimeve zyrtare pranë këtij dikasteri. Pavarësisht rasteve sporadike në rrethe dhe shkollës problematike në kryeqytet “Jeronim de Rada”, asnjë prej tyre nuk është në rrezik mbylljeje.

Gjithashtu, kapacitetet zëvendësuese, të gatshme për të mbushur vakancat për shkak të pandemisë, nuk janë ezauruar. Gjithë problemi shikohet te prindërit, me kaosin e shkaktuar çdo ditë ndërmjet ndërrimit të turneve. “Nëse do të kemi prindër të kujdesshëm, do kemi shkolla të mbrojtura. Kemi informacione periodike mbi situatën në shkolla dhe deri më tani gjendja vlerësohet e kënaqshme”, citon MASR.

Sipas tyre, pjesëmarrja e nxënësve në klasa është në të njëjtën përqindje si në vitet e kaluara, madje edhe më e kënaqshme, pavarësisht kushteve të vështira, mësimit me turne, orëve të shkurtuara dhe masat e rrepta të protokollit. Madje, paralelisht me shkollat, ekspertët e shëndetësisë kanë nisur bisedimet që tani për hapjen e universiteteve. Një debat i shoqëruar me polemika të shumta mbi riskun shëndetësor, volumin e punës dhe cilësinë e arsimit. Çelësi i suksesit shihet te gjendja e balancave të duhura për të mos humbur një vit të tërë akademik.

SITUATA NË BOTË

Në Greqinë fqinje, e cila ishte në të njëjtin hap me ne, vetëm tri ditë pas rihapjes u mbyllën pesë shkolla dhe një klasë pas evidentimit të rasteve me Covid. Tri prej tyre iu kërkua të mbyllnin dyert vetëm për këtë javë, pasi pjesëtarë të stafit rezultuan me koronavirus, ndërsa dy të tjerat dhe një klasë janë urdhëruar të mos rihapen deri më 27 shtator.

Situata e rënduar në Greqi mund të çojë në një izolim të dytë, sipas zëdhënësit të qeverisë. Edhe në Francë janë mbyllur të tjera shkolla. Nga 2100 klasa, nxënësit e 81 prej tyre janë dërguar në shtëpi pas konstatimit të rasteve me Covid. Ministria franceze e Arsimit deklaron se janë regjistruar mbi 1200 nxënës të infektuar. Në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara është shtyrë për të dytën herë hapja e shkollave, për shkak se ato nuk ishin të përgatitura sa duhet. Ishte kryetari i bashkisë, epiqendrës së pandemisë që numëron mbi 6 milionë raste, i cili njoftoi këtë të hënë, kur edhe ishte parashikuar nisja e shkollës, se ato do të hapen më 29 shtator dhe shkollat e mesme më 1 tetor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura