Një javë pas vendimit të Trump për Jeruzalemin, Izraeli merr vendim të rëndësishëm: Do të mbyllë…

Dec 14, 2017 | 20:40
SHPËRNDAJE

Një javë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës shpalli Jeruzalemin si kryeqytet, Izraeli ka mbyllur vendkalimin kufitar me Rripin e Gazës.

Mbyllja e kalimeve me këtë pjesë vjen si përgjigje për sulmet e përditshme raketore.

Në sulmet ajrore izraelitët janë qëlluar në tre pozicione të Hamasit nga grupi militant i cili e kontrollon Rripin e Gazës, raporton The Telegraph.

izrael

Pikësynimi  i sulmeve kanë qenë kampet për trajnim dhe depot e armëve. Dy raketa e gjuajtur nga Gaza janë vërejtur nga sistemi antiraketor, ndërsa i tretë ka rënë në një rajon të banuar. Mediat e huaja shkruajnë se nuk ka informacione për viktima.

Vendimi i javës së kaluar i presidentit amerikan për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, shkaktoi një valë të re të dhunës mes palestinezëve dhe izraelitëve si dhe një seri protestash në shumë vende myslimane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura