Një javë pas 39 kufomave, gjenden 12 emigrantë në një tjetër kamion

Oct 30, 2019 | 17:28
SHPËRNDAJE

Dymbëdhjetë emigrantë janë gjetur të gjallë brenda dhomës frigoriferike të një kamioni në Belgjikë, një javë pasi 39 persona u gjetën të vdekur në Londër.

Shoferi, i cili po transportonte fruta dhe perime, thirri policinë pasi dyshoi se njerëzit ishin fshehur në pjesën e pasme të kamionit.

20381646-0-image-a-2_1572448625957

Fatmirësisht të 12 personat janë në gjendje e të mirë shëndetësore, ndërsa u dërguan në zyrën e emigracionit në qytetin Antwerp, në Belgjikë.

Ndërkohë, fundjavën e kaluar, sipas autoriteteve belge, ishin gjetur edhe dy kamionë të tjerë që transportonin 20 emigrantë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura