Një italian vendos rekord në Europë, bëhet i pari që fiton të tre trofetë e UEFA-s

Jun 8, 2023 | 7:16
SHPËRNDAJE

Uest Hem ka mundur sot me shifrat 2-1 Fiorentinën dhe ka bërë të tijën trofeun e Ligës së Konferencës. Një arritje që bën mbrojtësin e Italisë, Emerson Palmieri, një rekordmen në futbollin europian.

2d693c53600f26d59f58222de5f67b30-10309-oooz0000

Emerson ka shënuar emrin e tij mes fituesve të Ligës së Kampioneve, Ligës së Europës dhe tashmë Ligës së Konferencës në karrierën e tij me klube. Ai fitoi fillimisht Ligën e Europës me Çelsin në vitin 2019 ndërsa në vitin 2021, me të njëjtin klub, ia doli që të triumfonte edhe në Ligën e Kampioneve.

Më pas erdhi transferimi fillimisht në huazim te Lioni dhe këtë vit kalimi në Premier Ligë përsëri te Uest Hem. Këtu, ai plotësoi koleksionin e trofeve europianë, të cilëve u shtohet edhe një Superkupë e Europës me Çelsin në vitin 2021, pa harruar edhe Europianin e fituar me kombëtaren italiane,.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura