Një imazh nga teatri i luftës me koronovirusin

Mar 19, 2020 | 16:53
SHPËRNDAJE

klodian-muco-770x433

Dr Klodian Muço/ Një kolonë e gjatë  dhe impresionante e mjeteve ushtarake ka përshkruar përgjatë natës rrugët e “Wuhan-it Italian”, Bergamo-s duke trasportuar jashtë qytetit rreth 70 arkivole të viktimave të koronovirus-it që nuk po gjejnë më as vende në varrezat e qytetit, ndërsa koha e pritjes për kremim po kalon mbi një javë edhe pse punojnë me orar të pa ndërprerë.

Në javën e fundit kanë vdekur rreth 330 vetë vetëm në Bergamo, 14 herë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë (23). Të vdekurit siç afirmon edhe Kryetari i bashkisë G.Gori janë shumë më të lartë se kaq, pasi jo të gjithë ata që vdesin në qytet u bëhet tamponi.

Nga rreth 36000 mijë të prekur në Itali rreth 5000 janë në Bergamo. Po ashtu në rajonin e Lombardisë qytezat më të prekura janë ato përreth  Bergamo-s. Vallë pse gjithë ky tmerr që përjetohet veç në kohë lufte (zgjidhen pacientët kush do kurohet e kush do të vdesë në shtëpi).

Bergamo konsiderohet si nja nga provincat me sistemin shëndetësor më të mirë në Itali e ndoshta dhe më gjerë.

Arsyet janë nga më të ndryshmet, duke nisur nga aereoporti, ku ai Bergamo-s konsiderohet si më i madhi për fluksin e fluturimeve low cost (rreth 13 milionë pasagjerë  çdo vit) e rreth 1 milionë turistë në vit.

Bergamo konsiderohet edhe si një nga zonat më produktive të Italisë dhe më gjerë, shumë ndërmarrje në këtë zonë kanë vazhduar punën deri në javën e kaluar, pasi nëse kjo “zonë” do të ndalojë së prodhuari do të ketë dëme serioze për ekonominë e rajonit dhe të Italisë.

Aspekti i tretë është përqëndrimi i popullsisë over 65. Koronavirusi për këtë moshë është shumë vulnerabël. Ndoshta ky është edhe faktori kryesor që ambulancat e provincës në fjalë tashmë nëse marrin telefonata nga këto mosha kanë tendencët t’u përgjigjen se zgjidhja më e mirë është të rrinë në shtëpi pasi spitalet nuk kanë më shtretër të lirë.

Për të konkluduar mund të them se: nëse një nga qytetet që “funksionon” më mirë në Itali, ulet në gjunjë nga ky virus, për Shqipërinë nëse përhapet në përmasa të tilla rezultatet do të jenë fatale. Prandaj zgjidhja më e mirë është mbyllja në shtëpi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura