Një i vrarë e dy të plagosur, çfarë ndodhi një natë më parë në Tetovë

Apr 7, 2018 | 8:18
SHPËRNDAJE

Dy persona janë arrestuar lidhur me përleshjen e armatosur në Reçic të Vogël, ku mbeti i vrarë Naip Rexhepi nga Kumanova dhe u plagosën dy persona të tjerë. “ Dje rreth orës 18:40 është paraqitur rast I të shtënave me armë zjarri në Lagjen Reçic të Tetovës. Pasi shërbimet policore kanë dalë në vendngjarje kanë gjtur gjurmë gjaku” thonë nga MPB.

tetove

Rreth incidentit në fjalë ka reaguar BDI-ja duke përgënjeshtruar dhe hedhur poshtë çdo lidhshmëri me incidentin në fjalë.

“Bashkimi Demokratik për Integrim edhe sot, sikurse edhe çdo ditë tjetër, ka vazhduar me aktivitetet e saja të zakonshme. Përgënjeshtrojmë çdo informacion lidhur me atë se sot në Bashkimin Demokratik për Integrim ka pasur përleshje apo incident. Ne si subjekt politik nuk kemi dhe nuk mund të kemi përgjegjësi për incidentet eventuale që nuk kanë të bëjnë me Bashkimin Demokratik për Integrim dhe për Bashkimin Demokratik për Integrim”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Para pak çastesh ka ndodhur një incident i armatosur në Reçicë të Tetovës, me çrast një person ka mbetur i vrarë dhe disa të tjerë të plagosur.

Personi i vrarë është  N.R. nga Kumanova, ndërkohë të plagosur S.R. gjithashtu nga Kumanova. Gjatë incidentit i plagosur ka mbetur edhe F.M. po ashtu nga Kumanova, i cili për shkak të plagëve serioze është dërguar menjëherë në Klinikën e Shkupit dhe mësohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka ndaluar menjëherë 2 persona të dyshuar për sulmin me armë zjarri dhe atë B.R. nga Kumanova dhe L.B. nga Shqipëria. Ndërkohë që një makinë është në ndjekje.

Raportohet se forca të mëdha policore po mbajnë në shtetrrethim Reçicën e Vogël dhe po punojnë në kapjen e autorit të vrasjes dhe  zbardhjen e plotë të  rastit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura