Një i moshuar mbërriti me urgjencë me shenjat e COVID-19, infektohen me koronavirus 11 bluza të bardha në spitalin e Kumanovës

Apr 3, 2020 | 14:33
SHPËRNDAJE

11 mjekë dhe infermierë staf i Spitalit të Kumanovës janë infektuar me koronavirus. Tre nga reparti i rentgenit, tre nga reparti i kirurgjisë, një infermiere nga reparti i Gjinekologjisë, një ndihmës dhe një mjek specializant nga reparti infektiv.

kumanove

Drejtoresha e spitalit, Snezhana Zaharieva thekson se tashmë ka njoftuar Ministrinë e Shëndetësisë dhe për momentin janë në pritje për ndihmë nga institucionet tjera shtetërore.

Mbrëmjen e djeshme një pacient 70 vjeçar nga Kumanova ka ndërruar jetë.

Mediat maqedonase bëjnë me dije se I moshuari ishte sjellë me ambulancë nga Kumanova për në Klinikën e Shkupit me komorbiditete, hipertension, probleme me zemrën.

I është marrë kampion ,por akoma s’ka rezultate nëse vdekja ka ardhur nga korona. Pacienti ka qenë në Klinikën e Pulmologjisë dhe pastaj në infektologji me saturacion të ulët, me probleme ne frymëmarrje. Pacienti vdiq mbrëmë në orët e vona.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura