Një humbje jete/ MSH publikon shifrat e koronavirusit: 357 raste të reja në 24 orë, ja situata në spitale

Dec 4, 2021 | 16:50
SHPËRNDAJE

Në 24 orët e fundit në vendin tonë është raportuar vetëm një humbje jete si pasojë e koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë njofton se janë regjistruar 357 raste të reja nga 2623 testime të kryera në total.

spitali infektiv-covid-te-burgosur-ambulance (5)

Tirana mbetet qyteti me numrin më të lartë të të infektuarve ku janë shënuar 152 raste. Në të gjithë vendin aktualisht janë 6438 pacientë aktivë me COVID-19.

148 pacientë janë shtruar dhe po marrin trajtim mjekësor në Spitalet COVID prej të cilëve, 14 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 469 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 191,855 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Apeli për qytetarët: Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 2623 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 357 qytetarë, në këto bashki:

152 në Tiranë, 39 në Fier, 33 në Durrës, nga 9 qytetarë në Kamëz, Korçë, 8 në Tepelenë, nga 7 qytetarë në Shijak, Krujë, Kavajë, Vlorë, Elbasan, 6 në Sarandë, nga 5 qytetarë në Vorë, Lushnje, Selenicë, Pogradec, Berat, 4 në Shkodër, nga 3 qytetarë në Kurbin, Patos, Gjirokastër, Përmet, nga 2 qytetarë në Skrapar, Devoll, Dropull, Mallakastër, Lezhë, Tropojë, Kukës, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Pukë, Mirditë, Dibër, Mat, Roskovec, Divjakë, Finiq, Memaliaj, Dimal, Gramsh,

Janë 6438 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 148 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 469 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 191,855 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (4 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 357
Të shëruar në 24 orë 469
Të shtruar në spitale 148
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 2623
Testime totale 1,403,281
Raste pozitive 201,402
Raste të shëruara 191,855
Raste Aktive 6,438
Humbje jete 3,109

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3253
Fier 658
Gjirokastër 545
Shkodër 447
Durrës 363
Berat 315
Elbasan 287
Vlorë 200
Lezhë 130
Korçë 127
Dibër 69
Kukës 44

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura