Një humbje jete/ MSH publikon bilancin e koronavirusit: Ja sa raste të reja u regjistruan në 24 orët e fundit

Mar 30, 2023 | 17:14
SHPËRNDAJE

Një qytetar ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit.

1592160713_infektiviurgjenca

Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 341 testime të kryera në total, janë shënuar 17 raste të reja këtë të enjte.

Aktualisht në të gjithë vendin janë 165 qytetarë aktivë me Covid19. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë.

Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,087 që nga fillimi i epidemisë.

APELI I MINISTRISË SË SHËNDETËSISË PËR QYTETARËT

30 Mars 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar imunitetin e tyre.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit:

Janë kryer 341 testime, nga të cilët 17 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19: 8 në Tiranë, 3 në Vlorë, 2 në Shkodër, nga 1 qytetarë në Fushë Arrëz, Durrës, Pogradec, Cërrik.

Janë 165 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SarsCov2, një qytetare 62 vjeç, nga Kruja.

Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,087 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 30 Mars 2023)

Raste të reja ditore 17
Të shëruar në 24 orë 11
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 341
Testime totale 2,048,583
Raste pozitive 333,855
Raste të shëruara 330,087
Raste Aktive 165
Humbje jete 3,603

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 138
Shkodër. 7
Vlorë 6
Fier 5
Durrës. 3
Elbasan. 2
Korçë. 2
Berat. 2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura