Një humbje jete/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat: Ja sa persona janë infektuar me koronavirus

Aug 14, 2022 | 16:11
SHPËRNDAJE

Një person ka humbur jetë si pasojë e koronavirusit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit nga 1173 testime janë infektuar 459 qytetarë, ndërsa janë shëruar 241 pacientë.

koronavirusi-infektivi-urgjenca-820x579-1-500x3531-500x353-500x3531-500x3531-500x3531-500x353

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

“Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, thuhet në njoftim.

SITUATA NË 24 ORË

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1173 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 459 qytetarë, në këto bashki:

206 në Tiranë, 59 në Durrës, 37 në Fier, 23 në Lushnje, nga 15 qytetarë në Kavzjë, Berat, 14 në Vlorë, 7 në Divjakë, nga 6 qytetarë në Krujë, Vorë, Himarë, Gjirokastër, Tepelenë, 5 në Patos, nga 4 qytetarë në Vau i Dejës, Kamëz, Bulqizë, Mallakastër, Delvinë, Sarandë, Gramsh, nga 3 qytetarë në Shkodër, Dibër, nga 2 qytetarë në Lezhë, Shijak, Roskovec, Kolonjë, Dimal, Poliçan, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Skrapar.

Janë 3,421 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 25 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Tirana 73 vjeçe.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Janë shëruar 241 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 314,812 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (14 Gusht 2022)

Raste të reja ditore 459

Të shëruar në 24 orë 241

Të shtruar në spitale 25

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 1173

Testime totale 1,942,205

Raste pozitive 321,804

Raste të shëruara 314,812

Raste Aktive 3,421

Humbje jete 3,571

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1,268

Fier 540

Durrës 359

Vlorë 306

Gjirokastër 207

Berat 155

Korçë 131

Shkodër 129

Elbasan 128

Lezhë 122

Dibër 42

Kukës 34

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura

de-rosi