Një histori dashurie? Zbulohen detaje të reja nga filmi ku do të luajnë Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari. Ja si do të titullohet

Jun 2, 2023 | 9:40
SHPËRNDAJE

Të cilësuar si teza dhe anti-teza, ‘dy emrat me të komentuar të Big Brother VIP Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari  janë bërë bashkë në një film.

Është zbuluar se dy ish banorët do të jenë protagonistët e filmit, por disa detaje të tjera i kandarë së fudmi moderator i njohur Blendi Salaj i cili gjatë programit “Wake UP” ka shfaqur një baner të filmit dhe mësohet se produksioni është “Top Channel Films”.

Filmi do të titullohet “Në kuadër të dashurisë“, e cila duket se i referohet frazës së famshme që u përmend aq shumë gjatë BBVIP: ‘në kuadër të lojës’. Filmi do të jetë në zhanrin e “komedi-romancë”.

“Do të jetë një histori e vërtetë dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetën e dy njerëzve, dy familjeve të tyre në një komedi romantike që do t’u bëjë të qeshni, të qani dhe të dilni nga kinemaja të frymëzuar”-thuhet në përshkrimin e filmit.

Rreth dy ditë më parë, Luizi publikoi një foto ku shfaqej krahë Oltës teksa po lexonin një skenar.

“Filloi…”– shkruante këngëtari krahas fotos duke lënë të nënkuptohet se tashmë ata kanë nisyr me xhirimet e filmit të shumëpritur.

Thuhet se filmi në fjalë pritet të finaliozhet shumë shpejt dhe brenda pak muajve të lansohet për publikun.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura