“Një hall i madh e shtyu Edi Ramën të ndryshojë drejtim”- Belind Këlliçi 5 pyetje për Inceneratorët: I dha 22 mln euro Stela Gugalles për Elbasanin

Aug 13, 2022 | 12:27
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka deklaruar ditën e sotme nga selia blu se janë 5 pyetje që sot çdo shqiptar kërkon përgjigje në lidhje me skemën e inceneratorëve.

5290aade-36b9-431b-820a-2371e4cc3ccc

Ai deklaroi se 6 muaj pas vendimit për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve në burim, kryeministri Edi Rama ndryshoi drejtim për t’i dhënë 22 milionë euro Stela Gugalles për një propozim të pakërkuar  sipas tij dhe të pacertifikuar për Inceneratorin në Elbasan.

“Karakteristikat e inceneratorit (kapaciteti, fuqia, ndotja, etj.) të gjitha janë në kontratë, dhe, gjithashtu në aneksin A të kontratës do të shohim se pikërisht kjo zhgarravinë që ju shihni këtu është botuar në fletore zyrtare si karakteristikat e detajuara të inceneratorit për të cilin janë grabitur plotë 22 milionë euro para publike deri më sot”, tha ai.

Deklaratë e deputetit Belind Këllici

Ju ftoj të shohim sot fillimin e historisë me mega-aferën e inceneratorëve. Kur nuk kishte interes korruptiv, në përputhje me Strategjinë dhe Planin e Veprimit të Mbetjeve, Edi Rama nxori VKM nr. 418 datë 25.06.2014 “Për Grumbullimin e Diferencuar të Mbetjeve në Burim”.

Ky Vendim i Këshillit të Ministrave detyronte të gjitha bashkitë të merrnin masa brenda datës 31.12.2016 për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve.

Këtu mund të shihni VKM që sapo përmenda.

Me të drejtë sot do të shtrojmë sërish 5 pyetje për inceneratorët:

Pyetje 1: A është në fuqi ende apo u anulua kjo VKM?

Pyetje 2: Çfarë interesi apo halli i madh ndodhi që u la në harresë dhe u injorua kjo VKM që ishte në përputhje me strategjinë dhe planin kombëtar të mbetjeve të financuara nga BE?

Vetëm 6 muaj pas asaj VKM-je, duket se Edi Ramën një hall i madh, apo interes shumë më i madh e shtyu të ndryshonte drejtim dhe më 17 Dhjetor 2014 nxori VKM për t’i dhënë 22 milionë euro Stela Gugalles për një propozim të pakërkuar dhe të paçertifikuar për Incineratorin në Elbasan.

Ndërkohë nëse do të shohim pak kontratën për Inceneratorin e Elbasanit do të shohim se:

Karakteristikat e inceneratorit (kapaciteti, fuqia, ndotja, etj.) të gjitha janë në kontratë, dhe, gjithashtu në aneksin A të kontratës do të shohim se pikërisht kjo zhgarravinë që ju shihni këtu është botuar në fletore zyrtare si karakteristikat e detajuara të inceneratorit për të cilin janë grabitur plotë 22 milionë euro para publike deri më sot.

Me të drejtë pyetja numër 3 që ne shtrojmë është: Cilën karakteristikë të inceneratorit ka shpjeguar zhgarravina e mësipërme?

Ftoj të gjithë qytetarët që ta shohin me sytë e tyre. E nëse do të shohim pak më tej kontratën do të dallojmë një pjesë që shpjegon fare qartë se veprim shtetëror thellësisht në kundërshtim me kontratën është në pikën C, çdo ndalim apo kushtëzim me marrjen dhe transferimin e përfitimeve apo të ardhurave të konçensionarit, kapitalit apo borxheve sipas dokumentave financiare jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë përfshirë ndalimin dhe kufizimin e këmbimit jashtë shtetit.

Të nderuar qytetarë Partia Demokratike po dëshmon çdo ditë e më shumë se megaafera e inceneratorëve, tregon fare qartë faktin se Edi Rama, Arben Ahmetaj, Ëngjëll Agaçi dhe Erjon Veliaj, etj krijuan një grup të strukturuar kriminal për të përvetësuar 430 milionë euro para publike.

Po ju të nderuar qytetarë çfarë mendimi keni?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura