“Një grusht njerëzish po keqpërdoren nga ‘non grata’”/ Ish-deputeti: Berisha ka qëllim të uzurpojë PD për ta përdorur si bunker

Jan 18, 2022 | 17:14
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa thotë se një grusht njerëzish po keqpërdoren nga Sali Berisha, për të mbajtur peng PD-në.

Me anë të një postimi në Facebook, Hasa shprehet se Berisha ka vetëm një qëllim dhe një objektiv, që të uzurpojë PD për ta përdorur si bunker.

endri hasa

Sipas Hasës, orkestruesi i dhunës më 8 janar nuk do që të sulmojë Edi Ramën sepse, sipas tij nuk i intereson të godasë qeverinë”

“Një grusht njerëzish që po keqpërdoren në mënyrën më të ulët nga Non Grata nuk mund ta mbajnë peng Partinë Demokratike dhe kauzën opozitare.

Ata janë thjeshtë qesharakë. Ata që duan të bëjnë opozitë dhe e duan vërtetë largimin e Ramës, le të bëjnë pritë aktiviteteve të tij.

Por orkestruesi i dhunës nuk do që të sulmojë Edi Ramën sepse nuk i intereson të godasë qeverinë. Sali Berisha ka patur dhe ka vetëm një qëllim dhe një objektiv, të uzurpojë PD për ta përdorur si bunker!

Nuk e arriti në 8 Janar dhe nuk do tia dalë t’i marrë peng demokratët!

Ka ardhur koha që tranzicioni të marrë fund, shqiptarët kanë nevojë për liderë dhe qeverisje europiane që punojnë për ta.  Ne kemi zgjedhur të ardhmen”, mbyll postimin e tij ish-deputeti Endri Hasa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura