Një grua nga Lushnja dyshohet të jetë e prekur nga koronavirusi. Dy ditë më parë u kthye nga…

Mar 6, 2020 | 20:13
SHPËRNDAJE

Një grua nga Lushnja dyshohet të jetë prekur nga koronavirusi.

infektivi

News 24 bën me dije se gruaja me iniciale M.V nga Urza e Lushnjes është paraqitur fillimisht në Spitalin e qytetit dhe më pas është transferuar në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë.

Dyshimet se mund të jetë e prekur nga virusi që ka shkaktuar rreth 2 mijë viktima në vende të ndryshme të botës, shtohen pasi gruaja është kthyer nga Padova dy ditë më parë.

Megjithatë, do të jenë rezultatet e analizave të Institutit të Shëndetit Publik ato që do ta përcaktojnë saktësisht se ngase është e prekur ajo.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura