Një grua i futet në shtëpi dhe e sulmon, lojtari i njohur përfundon në spital në gjendje të rëndë

Jul 2, 2021 | 20:01
SHPËRNDAJE

Sulmuesi i skuadrës së Lorient në Francë, Yoane Wissa është sulmuar nga një grua ende e paidentifikuar dhe është shtruar në spital me urgjencë.

yoane wisa

Mediat franceze shkruajnë se një grua u fut në shtëpinë e lojtarit dhe i kërkoi atij një autograf për djalin e saj.

Mësohet se futbollisti ia realizoi këtë dëshirë gruas në fjalë, e cila u largua, por u rikthye përsëri pak pas mesnate, këtë herë me një tjetër qëllim.

Ajo i hodhi 24-vjeçarit në fytyrë një lëng, nga i cili Wissa shfaqi probleme të mëdha për djegie në sytë e tij.

Pas kësaj, sulmuesi menjëherë është shtruar në spital, ku ishte në gjendje të rëndë dhe mjekët po punojnë që lojtari të mos humbasë shikimin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura