Një ekspozitë për Skënderbeun në Paris

Jan 19, 2016 | 21:45
SHPËRNDAJE

Në përkujtim të ditës së vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut (17 janar 1468), u hap në Paris një ekspozitë pikture. Galeria Kombëtare e Arteve në bashkëpunim me Ambasadën Shqiptare në Francë dhe shoqatën “Maison D’Albanie” hapën në 16 janar ekspozitën “Skënderbeu, heroi kombëtar shqiptar, mbrojtës i Europës” (“Scanderbeg, heros national albanais, defenseur de l’Europe”).

skenderbeu,-restaurim

Janë veprat e 17 autorëve, të cilët paraqesin me 32 punime figurën e heroit. Në këtë aktivitet-homazh janë ekspozuar vepra të Fatmir Haxhiut, Agim Sulajt, Arben Golemit, Zef Shoshit, Anastas Kostandinit etj. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në datën 30 janar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura