Një djalë tenton të përdhunojë 19-vjeçaren, zbardhet denoncimi në Polici i të resë

Sep 15, 2021 | 15:57
SHPËRNDAJE

Një vajzë e re 19-vjeçare ka bërë denoncim në Komisariatin e Policisë Kolonjë ndaj një djali, duke treguar se ai është përpjekur ta përdhunojë.

perdhunim greqi

Policia e Korçës thotë se e ka arrestuar në flagrancë shtetasin me inicialet N. H., i cili është banues në Ersekë.

Sipas bluve, tentativa e abuzimit seksual ka ndodhur në fshatin Starje të Kokolnjës. E reja ka mundur të shpëtojë nga duart e djalit që tashmë ndodhet pas hekurave.

Nuk dihet lidhja që kanë dy të rinjtë me njëri-tjetrin, ndërsa policia tashmë po e heton N.H për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë.

NJOFTIMI

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. H., banues në Ersekë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë, pasi në fshatin Starje, Kolonjë, dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 19-vjeçare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura