Një ditë pasi shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, Erdogan viziton zonat e prekura nga tërmeti tragjik

Feb 8, 2023 | 12:02
SHPËRNDAJE

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka mbërritur në zonat e goditura nga dy tërmetet, pas shpalljes së tij të gjendjes së jashtëzakonshme.

turqia2

Numri i të vdekurve në të gjithë Turqinë dhe Sirinë fqinje arriti në 11.104 viktima ndërsa ka ende njerëz nën rrënojat e 11.000 ndërtesave të dëmtuara.

Ai ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme tre mujore në 10 provincat më të prekura.

Në Turqi, numri i viktima është rritur në të paktën 8.574, me gati 50.000 të tjerë të raportuar të plagosur, tha presidenti Erdogan në një konferencë televizive të mërkurën, nga zonat e prekura nga tërmeti.

Në Siri, të paktën 2.530 njerëz janë raportuar të vdekur në zonat e kontrolluara nga qeveria dhe rajonet e kontrolluara nga rebelët, thanë zyrtarët.

Numri i të viktimave pritet të rritet më tej, pasi shumë njerëz jane ende të bllokuar nën rrënoja dhe kushtet e motit pengojnë ekipet e shpëtimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura