Një ditë pas vendimit të DASH, Tom Doshi shfaqet i qetë në Kuvend. Thumbon sërish gazetarët

Apr 17, 2018 | 11:13
SHPËRNDAJE

Një ditë më parë deputeti Tom Doshi ishte ne qendër të vëmendjes mediatike pasi u bë zyrtari i dytë shqiptar të cilit i ndalohet hyrja në SHBA. Por duket se kjo çështje do të vazhdojë ta ndjekë edhe në vijim.

Doshi Kuvend 17 prill (1)

Ai ka reaguar me indiferentizëm ndaj këtij vendimi të SHBA-ve, ndërsa sot ka vijuar punën normalisht dhe ka shkuar në Kuvend si ligjvënës për të ndjekur mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ku është anëtar. Por nuk i ka shpëtuar interesit të gazetarëve.

Doshi Kuvend 17 prill (3)

Gazetarja Marsela Karapanço raportoi për “BalkanWeb” se Doshi është pyetur nëse është një zyrtar i korruptuar dhe ka thënë se është shprehur njëherë për këtë çështje.
“Jam shprehur njëherë për këtë. S’do flas përditë për këtë çështje”, është shprehur Doshi.

Nje dite me pare, ne nje lidhje telefonike me News 24, Doshi i eshte hakerryer gazetareve duke u thene: A jeni ne terezi? CNN akuzon perdite Donald Trump per zgjedhjet dhe ai vazhdon te jete President.

Doshi Kuvend 17 prill (4)

Burimi: http://www.balkanweb.com/site/iu-ndalua-hyrja-ne-shba-doshi-shkon-ne-kuvend-ja-cfare-iu-thote-gazetareve/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura